Armëpushimi me Ukrainën/ Rusia e rezervuar: Po shqyrtojmë propozimin, të gjitha marrëveshjet duhet të jenë sipas kushteve tona

Armëpushimi me Ukrainën/ Rusia e rezervuar: Po shqyrtojmë propozimin, të gjitha marrëveshjet duhet të jenë sipas kushteve tona

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se do të flasë me palën ruse lidhur me planin e armëpushimit në luftën me Ukrainën.

Shefi i diplomacisë amerikane insistoi edhe një herë se e vetmja mënyrë për ta mbyllur këtë luftë është përmes negociatave, duke përcjellë kështu një mesazh të qartë edhe për veshët e Kremlinit. Por reagimet e para ruse pas ujdisë në Arabinë Saudite, duken të rezervuara. Kievi ra dakord me propozimin e Uashingtonit për armëpushim, por tani sytë janë kthyer nga Moska. “Ne mirëpresim rezultatet e bisedimeve”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Ajo e pa si një zhvillim pozitiv që administrata Trump dëshiron t’i ofrojë përsëri mbështetje ushtarake Ukrainës dhe të sigurojë informacionet e inteligjencës. Von der Leyen vlerësoi gjithashtu armëpushimin e planifikuar. Topi tani është në anën e Rusisë, sipas saj. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shkroi në X për një pikë kthese të mundshme. “Tani i takon Rusisë që t’i japë fund luftës së saj të agresionit“, shkroi Baerbock.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, postoi në X pas ujdisë për armëpushim nga Ukraina, se “duket sikur amerikanët dhe ukrainasit kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt paqes”.
Por Rusia duket se po e lë fillimisht të hapur përgjigjen e saj pas propozimit për një armëpushim të përkohshëm. Qeveria do të marrë vendimet e veta për konfliktin në Ukrainë, shpjegon zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Sakharova, pa dhënë detaje të tjera. “Përcaktimi i pozicionit të Federatës Ruse nuk zhvillohet jashtë vendit për shkak të disa ujdive ose përpjekjet e disa palëve. Përcaktimi i qëndrimit i Federatës Ruse zhvillohet brenda Federatës Ruse”, theksoi Zakharova.
Nënkryetari i Këshillit të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev, shkroi në Telegram: “Kushtet janë amerikane, jo ukrainase. Ukrainasit pajtohen me atë që u thuhet. Dhe në të njëjtën kohë ata përulen dhe bëjnë lajka”. Nuk do të funksionojë kështu me Rusinë, sepse Rusia është në marshim e sipër. “Të gjitha marrëveshjet duhet të jenë sipas kushteve tona, jo sipas kushteve amerikane”, ishte mesazhi i tij.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente