
Aksident me vdekje në Memaliaj, automjeti i tonazhit të rëndë përmbyset dhe zë poshtë 50-vjeçarin
👁11076
Një aksident me vdekje ndodhi këtë të diel rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat të Memaliajt.
Një automjet i tonazhit të rëndë, automjet shpimi për nxjerrjen e ujit që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Top Channel
Burimi