Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Koplik
👁1462
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.
Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel
Burimi