
Aksident i rëndë në Bulqizë, mjeti del nga rruga! Ndërron jetë 31-vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Bulqizë-Fushë Bulqizë ku si pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçare.
Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë plagosur dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit.
Top Channel
Burimi