TKK shënon 80-vjetorin me lansimin e pullës postare

TKK shënon 80-vjetorin me lansimin e pullës postare

Teatri Kombëtar i Kosovës do të shënojë 80-vjetorin e themelimit me lansimin e një pulle postare kushtuar historisë së këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Ceremonia do të mbahet sot më 14 tetor 2026, në orën 12:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën organizimin e TKK-së, Postës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Pulla postare vjen si një shenjë përkujtimi për tetë dekada të veprimtarisë së teatrit, kontributin e tij në zhvillimin e artit skenik dhe rolin që ka luajtur në jetën kulturore të Kosovës./KultPlus.com