Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tjetër e penduar për dosjen “Veliaj”/ Ish-Drejtoresha e TKOB pranon firmosjen e kontratës për Ajolën Xoxën: U ndikova nga pushteti!
Ajola Xoxa dhe Abigeila Voshtina TIRANË- Një tjetër e hetuar është kthyer në të penduarën e drejtësisë për dosjen e Erion Veliaj. Kësaj herë, ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina, ka pranuar para Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se ka nënshkruar kontrata të paligjshme në vlerën e 30 mijë eurove për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit”, duke theksuar se veprimet janë kryer nën ndikimin e drejtpërdrejtë të bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoxës. Në dëshminë që ajo ka thënë në SPAK, zbulon se operatori ekonomik dhe shuma financiare ishin përcaktuar nga vetë...