Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
Pasditen e sotme një zjarr ka rënë pranë një karburanti në zonën e Yberishtit në Tiranë. Nga raportimet e para edhe nga pamjet, shihet tym i dendur në ajër, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar zjarrin. Akutalisht nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, si dhe nëse flakët rrezikojnë karburantin apo objekte të tjera aty pranë.