Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tiranë/ Vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit, kërkon ndihmë për ta gjetur
👁9008
Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e saj. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa burime zyrtare konfirmuan sot (29 maj) regjistrimin e denoncimit për humbjen e 17-vjeçares. “Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, bëri me dije policia e kryeqytetit. Nuk u dhanë detaje për dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes së largimit dy ditë më parë të së miturës, por po bëhen kërkime nëpërmjet familjes...