Tiranë/ Kërkohej në Itali për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 45-vjeçari

Tiranë/ Kërkohej në Itali për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj shtetasit Genti Beqiri alias Eduard Pano, për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentesh”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit në  Itali. “Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”. I kërkuar në Itali për “Grup Kriminal”, “Trafikim narkotikësh” dhe “Falsifikim dokumentash” kapet...
Burimi: Syri.net