Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Thirrja e Alpeve Shqiptare: Si t’i Ruajmë Parqet Kombëtare?
Nga Gjergj Kota Maja të larta që prekin qiellin, lugina të gjelbra plot lumenj kristalorë dhe ajër i pastër malor që të mbush mushkëritë. Kjo është skena që të shfaqet teksa zbardh agimi në zemër të Alpeve Shqiptare. Një udhëtar i hershëm ngrihet pranë një bujtine tradicionale në Theth, Valbonë apo Lëpushë, dëgjon zhurmën e lumit apo një ujëvare në largësi dhe shikon retë teksa shpërndahen mbi majat përreth. Në atë moment magjik, përjeton madhështinë e natyrës shqiptare, sikurse shumë vizitorë që vijnë nga gjithë bota për të eksploruar parqet tona kombëtare. Por pas kësaj tabloje piktoreske, fshihen sfida të...