Theu lejën 5 ditore dhe nuk u paraqit në burg, kapet në Tiranë Alfred Hoxha, iku nga burgu i Rrogozhinës

Theu lejën 5 ditore dhe nuk u paraqit në burg, kapet në Tiranë Alfred Hoxha, iku nga burgu i Rrogozhinës

Nga Elton Qyno Syri.net Është arrestuar në Tiranë Alfred Hoxha, i dënuari që u largua nga burgu i Rrogozhinës, pasi kishte marrë 5 ditë leje. Hoxha, nuk respektoi limitet kohore dhe për pasojë ditën e djeshme ai nuk është paraqitur në IEVP-në Rrogozhinë.Nisur nga kjo situatë drejtoria e burgjeve ka njoftuan Policinë e Shtetit me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në kuadër të verifikimeve, mbrëmjen e djeshme policia ka kryer lokalizimin e të dënuarit Alfred Hoxha në Tiranë, ndaj është dërguar me urgjencë një skuadër e patrullimit “Shqiponja”.Hoxha është ndaluar menjëherë pa bërë asnjë rezistencë ndaj forcave të policisë. Hoxha, ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes kryer në bashkëpunim, nga të cilat kishte vuajtur 3 vite dhe i mbetej edhe...