Aksidentohet gazetari Ervin Baku, përplaset nga autobusi! Transportohet në spitalin e Traumës
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, ku i përfshirë gazetari i sportit, Ervin Baku. Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, pranë shtëpisë së tij. Baku po udhëtonte me motorin e tij, kur është goditur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut. Ai ka pësuar dëmtime dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. JavaNews.al i uron kolegut Baku shërim të shpejtë.
Burimi:
javanews.al