Mali i Zi avancon drejtë BE-së, mbyll dy kapituj të rinj dhe synon përfundimin e negociatave brenda vitit
Mali i Zi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian duke mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash në Bruksel. Tashmë numri i kapitujve të mbyllur ka shkuar në 25 nga 33 gjithsej. Bëhet fjalë për tatimet dhe politikën rajonale, fusha që lidhen drejtpërdrejt me ekonominë dhe fondet europiane. Vendimi u bë i ditur në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, ku Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, vlerësoi reformat e ndërmarra nga institucionet malazeze dhe theksoi se gjatë presidencës irlandeze janë mbyllur nëntë kapituj, më shumë se në çdo presidencë tjetër të Këshillit të BE-së. Edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi këtë rezultat si një sukses të rëndësishëm, duke bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur 13 kapituj. ...
Burimi:
javanews.al