Turqia siguron 20 avionë Eurofighter, por synon edhe F-35 nga SHBA. A do të heqë Trump sanksionet ndaj Ankarasë?

Turqia siguron 20 avionë Eurofighter, por synon edhe F-35 nga SHBA. A do të heqë Trump sanksionet ndaj Ankarasë?

Turqia po vijon procedurat për blerjen e 20 avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa paralelisht po përpiqet të sigurojë dorëzimin e avionëve F-35 nga Shtetet e Bashkuara. Kështu deklaroi të enjten ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler. Guler bëri të ditur se marrëveshja për avionët Eurofighter përfshin jo vetëm mjetet ajrore, por edhe pajisjet shoqëruese dhe municionet. Ndërkohë, është nënshkruar një kontratë e veçantë për mbështetjen teknike dhe shërbimet logjistike. Ai shtoi se pilotët turq kanë nisur trajnimin në Mbretërinë e Bashkuar që prej gushtit të kaluar.Sa i përket programit F-35, Guler tha se negociatat me Uashingtonin vijojnë për dorëzimin e gjashtë avionëve të prodhuar fillimisht për Turqinë. “Kontaktet tona me autoritetet amerikane lidhur me dorëzimin...