Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali ndodhet në Top Story. Ndër të tjera Spiropali akuzoi kryeministrin se e ka shkarkuar nga pozicionet në PS, por nuk ka patur vendimmarrje. Ajo tha se në PS nuk votohet por vetëm vendoset nga lart. Në Asamblenë e PS asnjë nuk flet, vetëm ulin kokën dhe miratojnë në heshtje çfarë vendos Rama. Elisa Spiropali theksoi se asgjë nuk funksionon në PS, por në një kontradiktë me veten e saj ajo shtoi se Edi Rama punon sinqerisht për ta futur Shqipërinë në BE. Me tej Spiropali tha se me vjen keq e turp që detyrohet sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi të dalë në çdo studio televizive dhe të thotë se me kanë përjashtuar!