Ndjekje si në filma në Itali! Arrestohet i riu shqiptar pasi tentoi t’i ikte policisë me 150 km/orë. Goditi efektivin
Një shtetas shqiptar 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane në Forlì, në përfundim të një ndjekjeje të rrezikshme rrugore të zhvilluar në aksin mes Lugo-s dhe Cotignola-s. Sipas raportimeve të mediave italiane, ngjarja nisi kur një automjet tip “Lancia Delta”, në të cilin udhëtonin tre persona, nuk iu bind sinjalit të patrullës së policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi marramendëse që arriti deri në 150 kilometra në orë dhe duke kryer manovra të rrezikshme që rrezikuan qarkullimin. Pas ndjekjes, tre të dyshuarit braktisën makinën dhe tentuan të humbisnin gjurmët duke vrapuar në këmbë përmes zonave bujqësore. Efektivët e rendit arritën të lokalizonin dhe të kapnin 30-vjeçarin shqiptar brenda një vreshti, ku i riu bëri rezistencë të fortë fizike dhe goditi...
Burimi:
javanews.al