Zi në familjen e deputetit Luçiano Boçi/ Ndahet nga jeta nëna e tij, mesazhi prekës i lamtumirës
Familja e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, po kalon momente të rënda zie pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Violeta Boçi. Lajmin e hidhur e ka bërë publik vetë ligjvënësi demokrat përmes një dedikimi të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka përcjellë dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut më të shtrenjtë, duke e kujtuar atë si shtyllën qendrore të familjes, burimin e qetësisë dhe mbështetësen e tij më të zjarrtë në çdo hap të jetës dhe angazhimit politik. Në mesazhin e tij prekës, Boçi rrëfen se e ëma e priti deri në çastin e fundit për t’i dhënë lamtumirën në heshtje, ashtu siç jetoi gjithë jetën, me mençuri, thjeshtësi fisnike dhe dinjitet. “Do na mungosh kaq shumë ne të gjithëve Violeta...
Burimi:
javanews.al