Abilekaj: Krimi i organizuar punon për pushtetin, jo për protestën. Policia dhe bandat janë në paqe

Abilekaj: Krimi i organizuar punon për pushtetin, jo për protestën. Policia dhe bandat janë në paqe

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se krimi i organizuar nuk është pas protestës, siç pretendon kryeministri Edi Rama, por se dihet shumë mirë se për kë punon, si në zgjedhje, ashtu edhe jashtë tyre. Abilekaj argumentoi se vetë përplasja mes policisë dhe protestuesve rrëzon pretendimin për përfshirjen e krimit të organizuar në protestë. Sipas tij, policia dhe krimi i organizuar janë në paqe me njëri-tjetrin dhe nuk ka arsye që grupet kriminale të përplasen me policinë nëse do të ishin pjesë e protestës. ‘Policia dhe krimi i organizuar janë në paqe me njëri-tjetrin. Kështu që fakti që ai shefi i Komisariatit nr. 1 përplaset me protestuesit tregon që nuk ka krim të organizuar atje. Mjafton kjo...