“The Independent” rekomandon Shqipërinë: Mes Rivierës dhe Alpeve, një vend jo vetëm për pushime e turizëm!
Të kalosh më shpejt kontrollin kufitar mund të jetë një avantazh për turistët që planifikojnë pushimet në Evropë. Sistemi i ri europian i hyrje-daljeve, EES, po sjell ndryshime në mënyrën se si regjistrohen udhëtarët në kufijtë e zonës Shengen, shkruan Amelia Neath për median britanike “The Independent”. EES kërkon që udhëtarët të japin të dhëna biometrike, si shenjat e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës, gjatë hyrjes së parë në vendet e zonës Shengen, përpara kontrollit të pasaportës. Megjithatë, zbatimi i sistemit ka shkaktuar vështirësi në disa pika kufitare. Në disa aeroporte dhe kufij janë raportuar pritje të gjata, ndërsa përgjegjësia për vonesat është diskutuar mes operatorëve të industrisë së udhëtimeve dhe autoriteteve. Në disa destinacione sistemi është zbatuar pa probleme të mëdha, ndërsa në të...
Burimi:
javanews.al