Një makth ekonomik në Europë

Një makth ekonomik në Europë

Gjithsej 38 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë të shqetësuar se nuk do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e tyre, ndërsa 35 për qind frikësohen se nuk do të jenë në gjendje të përballojnë ushqimin, ka treguar një sondazh me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorit.
Në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian, po ashtu thuhet se 74 për qind e të anketuarve thanë se paketimi i produkteve është zvogëluar, dhe 52 për qind besojnë se mallrat janë të cilësisë më të ulët edhe pa ndryshim në çmim.
Kur bëhet fjalë për blerjet online, qytetarët e BE-së kanë 60 për qind më shumë gjasa të përjetojnë probleme sesa nëse do të kishin blerë të njëjtat produkte në dyqane, sipas hulumtimit të cituar nga portali Bankar.
Për shembull, 26 përqind e njerëzve thanë se kishin hasur probleme gjatë blerjeve në internet dhe mendonin se kishin arsye legjitime për t’u ankuar, krahasuar me 16 përqind të konsumatorëve në dyqane.
Në të njëjtën kohë, anketa thekson se trendi i blerjeve online ka vazhduar dhe se 76 për qind e të gjitha blerjeve tani bëhen online.
Për më tepër, 93 përqind e blerësve në internet shprehën shqetësime për reklamat e personalizuara, 71 përqind kishin frikë se të dhënat e tyre do të mblidheshin pa pëlqim, 63 përqind kundërshtuan pamundësinë për të hequr dorë nga personalizimi dhe 67 përqind shprehën shqetësime për reklamat e tepërta.
Gati 45 përqind e konsumatorëve raportuan se ishin mashtruar në internet, ndërsa shumë konsumatorë përjetojnë praktika të padrejta, duke përfshirë komente të rreme (66 përqind) dhe zbritje mashtruese (61 përqind).
Megjithatë, shumica e konsumatorëve, 68 për qind, besojnë në sigurinë e produkteve që blejnë dhe pak prej tyre kanë raportuar probleme.
Anketa tregoi gjithashtu se 43 për qind e qytetarëve të BE-së marrin vendime për produktet bazuar në ndikimin e tyre mjedisor. /tesheshi.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente