Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tërmeti në Shqipëri/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Epiqendra është regjistruar pranë zonës së Niklës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash. Sizmiologu Besian Rama deklaroi se lëkundje të tilla janë të zakonshme për vendin tonë dhe ndihmojnë në çlirimin e energjisë sizmike, duke ulur rrezikun e tërmeteve më të mëdha në të ardhmen. “Epiqendra ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë fshatit Nikël. Fillimisht u raportua një magnitudë prej 4.5, por pas analizave më të detajuara për territorin tonë, rezultoi të ishte 4.2. Këto janë aktivitete të pranueshme për zonën. Tërmeti është...