
Tërmeti në Mianmar/ ‘Luftë’ me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit, ekipet e kërkimit: S’kemi makineri të mëdha
👁8508
I dërrmuar nga lufta civile, e tani edhe nga tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 7.7, Mianmari numëron të vdekurit. Mbi 1.000 është deri tani bilanci paraprak i jetëve të humbura nga lëkundjet e fuqishme të tokës, por frika është se shifra reale mund të mbërrijë në mijëra. Mianmari, i njohur më parë si Burma, ishte i përfshirë tashmë nga trazirat të cilat nuk kanë reshtur që kur ushtria mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur e Aung San Suu Kyi më 1 shkurt 2021, duke ngjallur një indinjatë opozitë të gjerë popullore. Pasi demonstratat paqësore u shtypën me dhunë, shumë kundërshtarë të...
Burimi:
Syri.net