Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter. Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash. Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje. Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.
Burimi: Syri.net