Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë
Bota E Premte, 9 Tetor 2026 21:09 Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar paralajmërime për cunam përgjatë bregdetit perëndimor të Amerikës Qendrore dhe asaj të Jugut, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas USGS-së, tërmeti goditi përgjatë bregdetit jugor të vendit. Epiqendra u lokalizua pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të izoluar Pitaloza Arriba. Instituti i Gjeoshkencave i Universitetit të Panamasë bëri të ditur se lëkundjet u regjistruan pak para orës 13:00, sipas orës lokale, pranë qytetit jugor Tonosí. Instituti panamez njoftoi gjithashtu se pak më vonë, në orën 13:22, u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 6.0. Gazeta lokale La Prensa raportoi se në të gjithë vendin, ndërtesat, shkollat...
Burimi:
kohajone.com