Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Teori të reja nga NASA/ Asteroidi “2024 YR4” nuk kërcënon më Tokën, por në 2032-shin rrezikon të përplaset me… Hënën
👁10454
Pas muajsh shqetësimesh për një përplasje të mundshme me Tokën, astronomët kanë konfirmuar se asteroidi “2024 YR4” nuk do ta godasë planetin tonë. Lajmi solli lehtësim në fillim të këtij viti, kur parashikimet sugjeronin një goditje të mundshme në Hemisferën Jugore para Krishtlindjeve të vitit 2032. Megjithatë, një skenar i ri ka dalë në dritë – këtë herë në qendër të vëmendjes është Hëna. Sipas të dhënave më të fundit të analizuara nga shkencëtarët e NASA-s, në bashkëpunim me observimet e Teleskopit Hapësinor James Webb, është rritur ndjeshëm probabiliteti që “2024 YR4” të godasë Hënën më 22 dhjetor 2032. Sipas...