Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK çon për gjykim grupin kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr. 59/2 të vitit 2022, duke dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjyq të disa të pandehurve, të akuzuar për një sërë veprash penale të rënda që përfshijnë tentativa vrasjesh, sigurim kushtesh për kryerjen e krimeve, trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Ndërkohë, është kërkuar pushimi i çështjes për dy persona ndaj të cilëve nuk u provua përfshirja në ngjarjet e hetuara. Dinamika e ngjarjeve të hetuara zbulon aktivitetin e zgjeruar të një grupi të strukturuar...