Burimi:
Sot.com.al

Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, policia vë në pranga 41 vjeçarin të shpallur në kërkim për vjedhje
👁9862
Policia kufitare në Muriqan ka ndaluar një shtetas 41 vjecar i cili po tentonte të kalonte kufirin. Ky shtetas ishte në kërkim nga policia, pasi në një magazinë në Elbasan ka vjedhur materiale të ndryshme. “Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin F. Ll., 41 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.03.2025 ka vjedhur disa materiale të ndryshme në një magazine, në lagjen Kongresi Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan.”, njofton policia.