Tensionohet situata te Rruga e Durrësit/ Policia sulmon me ujë dhe gaz lotësjellës, të rinjtë i përgjigjen…
Situata është tensionuar sërish në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë ndaj të rinjve protestues me autobot uji dhe gaz lotsjellës. Ndërhyrja ka shkaktuar përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, në ditën e tetë të revoltës studentore që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të rinjtë i janë përgjigjur ndërhyrjes së policisë duke hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa tensionet janë rritur në zonë. Përplasjet vijnë pas marshimit dhe stacionimit të studentëve dhe pedagogëve drejt Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe kundërshtojnë përdorimin e forcës ndaj tyre.
Burimi:
syri.net