Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës rritet pas përshkallëzimit të situatës në Ngushticën e Hormuzit
Rritja e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka tronditur sërish tregjet ndërkombëtare, duke çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe duke shtuar shqetësimet për furnizimet globale të energjisë. Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2% gjatë ditës, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin goditur disa raketahedhës iranianë në ishullin Larak, pranë ngushticës së Hormuzit. Ky ishte sulmi i parë amerikan ndaj Iranit pas rreth një muaji. Teherani u kundërpërgjigj duke goditur objektiva ushtarake amerikane në Jordani. Për tregjet ndërkombëtare, shqetësimi kryesor lidhet me ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Përmes saj kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit global. Çdo përshkallëzim i konfliktit mund të vështirësojë transportin...
Burimi:
vizionplus.tv