Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen
Tensione janë regjistruar këtë të premte para Kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë që kundërshtojnë bashkimin e Bashkisë së Memaliajt me Tepelenën janë përplasur me deputetin socialist Erion Braçe. Qytetarët u mblodhën para Kryesisë së Kuvendit që prej nisjes në orën 10:00 të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet reforma administrativo-territoriale. Gjatë protestës, qytetarët iu drejtuan deputetit Erion Braçe, ndërsa mes tyre pati shkëmbim replikash dhe momente tensioni. Gjatë debatit, një protestuese i kërkoi llogari Braçes për qëndrimin e tij ndaj reformës, ndërsa deputeti e pyeti se nga ishte dhe për kë kishte votuar. Protestuesit kundërshtojnë propozimin për bashkimin e Memaliajt me Tepelenën në kuadër të ndryshimeve të diskutuara për hartën administrativo-territoriale. I pranishëm në protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert...
Burimi:
gijotina.com