Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues
Ka nisur me tensione protesta e sotme para Parlamentit, teksa ka filluar edhe seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar. Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar dy prej qytetarëve që kanë dalë në protestë. Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mësohet se qytetarët janë përplasur me forcat e policisë, të cilët i kanë kërkuar të spostohen në anën tjetër të kryqëzimit dhe pedonales pranë MPB-së, por protestuesit kanë refuzuar.
Burimi:
gijotina.com