Tensione në derbin Partizani-Tirana/ Përplasje mes tifozëve dhe Policisë pranë
Tensionet kanë shoqëruar orët para derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Pak para nisjes së ndeshjes në stadiumin “Air Albania”, disa tifozë janë përplasur me efektivët e Policisë pranë hyrjeve të stadiumit. Incidentet kanë ndodhur gjatë grumbullimit të tifozëve që po përgatiteshin të hynin në stadium për të ndjekur përballjen mes dy skuadrave kryeqytetase. Gjatë përplasjeve, Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se çfarë i shkaktoi incidentet. Derbi Partizani-Tirana është një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, që shoqërohet tradicionalisht me interes të lartë nga tifozët dhe masa të shtuara sigurie.
Burimi:
ntv.al