No Image Available

FORUMI I ZGJERIMIT, RAMA SOT NE BRUKSEL

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent. Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”. Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Javën e kaluar kreu i qeverisë mori pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dublin. Teksa u pyet për gazetarët në lidhje...