Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr. 3, shoqërohen disa qytetarë
Ka sërish tension dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Këtë herë, palët janë përplasur mes tyre para Komisariatit nr. 3, ku ndodhen të ndaluarit, të cilët u shoqëruan para Kryeministrisë. Një grup protestuesish, pasi u larguan nga Kryeministria, marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku edhe janë ndaluar nga policia për t’iu afruar godinës. Pas përplasjeve fizike edhe para Komisariatit nr. 3, policia ka shoqëruar sërish disa nga protestuesit.
Burimi:
vizionplus.tv