Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa situata është tensionuar pas rrëzimit të kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës. Nga foltorja e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se qeveria nuk do të mbrojë asnjë funksionar publik dhe se askush nuk do të shmanget nga përgjegjësia individuale përballë drejtësisë. “E kemi dëshmuar, jo vetëm si vullnet politik, por edhe me fakte, që ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi do të jetë standardi ynë. Në asnjë rast nuk do të marrim asnjë funksionar në mbrojtje, nuk do të shmangim nga përgjegjësia individuale çdo individ që do të përballet me drejtësinë e re”, deklaroi Klosi. Gjatë fjalës së tij, Klosi...