Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tension dhe përplasje mes policisë dhe banorëve në Theth për prishjen e banesave pa leje
Ka patur tension dhe përplasje mbrëmjen e sotme në Theth mes policisë, IKMT-së dhe banorëve të cilët do ju prishet ndërtimet pa leje. Bëhet me dije se në orët e mbrëmjes policia dhe IKMT kanë mbërritur në dy banesat pa leje të mbetura pa shembur ën Theth, por kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ndërsa në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Raportohet se aktualisht ka tension mes banorëve dhe policisë, ku këta të fundit bëjnë thirrje për hapjen e rrugës dhe lejimin e punës për forcat e IKMT.