Tendera gjatë fushatës, Berisha akuza për disa kryebashkiakë

Tendera gjatë fushatës, Berisha akuza për disa kryebashkiakë

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe drejtues lokalë për shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor, përmes promovimeve dhe inaugurimeve të projekteve publike gjatë periudhës së ndaluar nga ligji elektoral. Berisha u ndal në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Beratit, duke përmendur me emra kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, dhe ish-kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo. Sipas tij, në muajin janar 2025 janë mbajtur disa aktivitete promovuese nga Bashkia Durrës: 17 Janar 2025: Prezantimi i infrastrukturës së re për varrezat në Durrës.20 Janar 2025: Shpallja për përfundimin e punimeve në rrugën “Bletaj”, Rrashbull.27 Janar 2025: Promovimi i shëtitores së plazhit në Durrës, një çështje që sipas tij është promovuar për herë të 15-të. Në vijim të denoncimeve, Berisha u ndal edhe në rastet e...