Temperaturat rekord sjellin fluks në Urgjencën/ Mjekët paralajmërojnë: Kujdes me diellin, po rrezikohet shëndeti i..

Temperaturat rekord sjellin fluks në Urgjencën/ Mjekët paralajmërojnë: Kujdes me diellin, po rrezikohet shëndeti i..

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të thirrjeve drejt numrit 127 të Urgjencës Kombëtare. Sipas mjekëve, përveç aksidenteve të zakonshme, një pjesë e madhe e kërkesave për ndihmë lidhet me dehidrimin, djegiet, problemet dermatologjike dhe infeksionet e veshit. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thekson se më të rrezikshme janë goditjet nga i nxehti, të cilat vijnë si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell. Në kushtet kur sinoptikanët paralajmërojnë valë të tjera me temperatura ekstreme, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, sidomos ndaj të moshuarve, fëmijëve dhe pacientëve...
Burimi: Sot.com.al