Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve në pesë qarqe të vendit gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme. Sipas parashikimit, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Fieri do të kenë nivel rreziku “i lartë” për zjarret në pyje. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së premte (4 shtator). Në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër niveli i përgjithshëm i rrezikut parashikohet “i moderuar”, ndërsa në Korçë rreziku pritet të jetë “i ulët”. Megjithatë, edhe në disa prej qarqeve me rrezik të moderuar priten zona të lokalizuara me rrezik të lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për verilindjen e Kukësit, jugperëndimin e Dibrës, lindjen e Elbasanit, verilindjen e Beratit, perëndimin e Vlorës si dhe veriun dhe jugun...
Burimi:
javanews.al