Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sot moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 9m/s. Ndërsa valëzimi në det parashikohet të jetë 1 deri në 2 ballë. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 17 / 32 °C, në vendet e ulëta: 16 / 35 °C, në vendet malore: 14 / 31 °C.