Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot
Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës. Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi 1-2 ballë. Top Channel