
WBC i hap derën rikthimit të Tyson Fury: Gati t’i ofrojmë duelin për titullin e përkohshëm
Nëse Tyson Fury do të ndryshonte mendje për tërheqjen nga sporti dhe do të rikthehej në ring, WBC do t’i ofronte menjëherë mundësinë që të duelonte për titullin e përkohshëm kampion bote në peshën e rëndë ndaj Agit Kabayel.
Këtë gjë e konfirmoi për mediat presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman. Ai konfirmoi se është gati të mbështesë ish-kampionin e botës së këtij Divizioni, duke i hapur rrugën britanikut për të dueluar më pas për titullin kampion bote.
Titullin e përkohshëm të WBC e mban Kabayel, i cili shënoi një fitore mbresëlënëse ndaj Zhilei Zhang. Në rast se Fury do të refuzojë, atëherë ka gjasa që Kabayel të urdhërohet të duelojë me kampionin aktual, ukrainasin Oleksandr Usyk.
Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, tha për Sky Sports: “Ne kemi qenë shumë fleksibël dhe mbështetës të konceptit të padiskutueshëm. Ne luftuam shumë për të arritur tek titulli i padiskutueshëm në peshën e rëndë dhe nuk i imponuam asnjë detyrim Fury”.
Sulaiman beson se mbajtja e brezit të përkohshëm të peshave të rënda mund ta çojë Kabayel në luftime të mëdha. Ai sugjeron emra si Anthony Joshua, Deontay Wilder ose Tyson Fury nëse ai vendos të anulojë pensionin e tij dhe të rikthehet në ring.
“Unë fola me Fury. Ai më tha se është në pension dhe unë e përgëzova. Por boksierët kanë diçka. Është shumë e vështirë të largohesh mënjanë përgjithnjë. “Nëse ai do të ndryshojë mendje dhe do të rikthehet do ta mbështes për titullin”, tha Sulaiman.
Burimi