Surpriza në Spanjë!!! McLaren mposht Verstappen dhe siguron “pole”, Mercedes më mirë se Ferrari
22 Qershor 2024
17:08
Telesport
Piloti britanik Lando Norris siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Montmelo, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti i McLaren dha kohën 1’11”383, duke mposhtur me 20 të mijëtat kampionin e botës Max verstappen (i dyti).
Një paraqitje e shkëlqyer e Norris, që dha një kohë fantastike në pistë, duke befasuar të gjithë (“pole” i dytë në karrierë). Në vendin e tretë u rendit Lewis Hamilton me Mercedes, që la pas shokun e tij të skuadrës George Russell (i katërti).
Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc që la pas Carlos Sainz. Gjithsesi, këto makina janë shumë pranë njëra-tjetrës, duke e lënë të hapur garën e nesërme (ora 15:00). Në “top-10” u renditën edhe Pierre Gasly (i shtati), Sergio Perez (i teti), Esteban Ocon (i nënti) dhe oscar Piastri (i dhjeti).
Burimi