Olympiacos fiton derbin me Panathinaikos e kualifikohet, triumfojnë edhe Real e Barça

Olympiacos fiton derbin me Panathinaikos e kualifikohet, triumfojnë edhe Real e Barça

Java e 29-të e sezonit të rregullt të Euroleague ka nxjerrë edhe skuadrën e parë që avancon në fazën play off. Ajo është Olympiacos, që fitoi 74-72 ndaj Panathinaikos në derbin grek dhe avancon më tej.
Turqit e Fenerbahce ngjiten në vendin e dytë pas fitores 92-82 ndaj francezëve të Villeurbanne. Një javë e mirë për skuadrat spanjolle, pasi fitojnë si Barcelona (87-80 ndaj Partizan Beograd) dhe Real Madrid (80-67 ndaj Virtus Bologna).
Mes 6 skuadrave më të mira, që shkojnë direkt në play off, janë edhe Panathinaikos, Monaco, Bayern Munich dhe Barcelona. Më pas, një betejë e fortë mes disa ekipeve për të siguruar dy vendet e fundit të lira për në cerekfinale.
Euroleague-Raundi i 29-të
Fenerbahce – Villeurbanne, 92-82
Crvena Zvezda – Armani Milano, 80-82
Zalgiris Kaunas – Paris Basketball, 83-81
Alba Berlin – Baskonia Gasteiz, 97-70
Maccabi Tel Aviv – Monaco, 91-88
Virtus Bologna – Real Madrid, 67-80
Olympiacos – Panathinaikos, 76-74
Bayern Munich – Anadolu Efes, 92-97
Barcelona – Partizan Beograd, 87-80
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente