Oklahoma triumfon në fushën e Milwaukee, zhgënjen Cleveland, fitojnë Lakers e Clippers

Oklahoma triumfon në fushën e Milwaukee, zhgënjen Cleveland, fitojnë Lakers e Clippers

Skuadra e Cleveland u mund 108-103 nga Orlando, por e ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Banchero me 24 pikë e 11 rebound ishte lider për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Donovan për Cavaliers.
Në Perëndim, ekipi i Oklahomës fitoi 121-105 në fushën e Milwaukee dhe ruan kryesimin, në një ndeshje të dominuar nga miqtë. Shai me 31 pikë e Hartenstein me 24 u dalluan, duke e bërë të pavlefshme “triple double” të Antetokounmpo.
Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 107-96 Phoenix, ndeshje ku u dalluan Doncic me 33 pikë e Reaves me 28 pikë. Fiton edhe skuadra e Philadelphia, 130-125 në fushën e Dallas, takim ku diferencën e bëri Grimes me 28 pikë.
Skuadra e Clippers triumfoi 123-88 ndaj Charlotte, ndeshje pa histori, ku shkëlqeu James Harden me 31 pikë e 10 rebound. Sukses në sekondat e fundit për Portland, që mundi 105-102 Toronto (Simons me 22 pikë më i miri).
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Orlando, 103-108
Dallas – Philadelphia, 125-130
Lakers – Phoenix, 107-96
Portland – Toronto, 105-102
Brooklyn – Atlanta, 122-114
Minnesota – Utah Jazz, 128-102
Clippers – Charlotte, 123-88
Milwaukee – Oklahoma, 105-121
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente