Nga Anglia konfirmojnë: Milan në gjurmët e sulmuesit të Everton, kushton 20 milionë euro
24 Qershor 2024
11:01
Telesport
Sulmuesi anglez Dominic Calvert-Lewin do të largohet nga Everton këtë verë edhe pse ka ende një vit kontratë (deri qershor 2025). 27-vjeçari, që luan prej 8 sezonesh me Everton, ka realizuar 68 gola në 248 ndeshje zyrtare në Premier League.
Në gjyrmët e tij janë vënë Neëcastle dhe së fundi Milan, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të parë pas largimit të Olivier Giroud.
Milan ka bërë mjaft transferime nga Anglia sezone e fundit dhe sulmuesi Calvert-Lewin mund të jetë ai i radhës. kostoja e transferimit të tij është 20 milionë euro, por kjo shumë mund të ulet duke qenë se ai nis vitin e fundit të kontratës.
Për Milan mund të jetë një blerje me kosto të pranueshme, një lojtar që e njeh mirë zonën kundërshtare. Mësohet se bisedimet kanë nisur mes kueqzinjve dhe lojtarit, për ta bindur të transferohet në Serie A.
Burimi