Nate Diaz synon rikthimin në kafaz: Gjithnjë më kanë nënvlerësuar, meritoj një duel për titull

Nate Diaz synon rikthimin në kafaz: Gjithnjë më kanë nënvlerësuar, meritoj një duel për titull

Ikona amerikane e arteve marciale mikse (MMA) Nate Diaz, mund ta gjejë veten përsëri brenda kafazit duke konkurruar për titullin kampion në UFC. Gjithsesi, tashmë 39 vjeç, Diaz pranon se dëshiron të ketë mundësinë të duelojë për titullin kampion që të rikthehet.
Pavarësisht ndarjes nga UFC në shtator të vitit 2022, kur mundi Tony Ferguson dhe përpjekjeve për të bërë një ndikim në boksin profesionist, Nate Diaz mbetet një figurë popullore në sportet luftarake. Ai ishte një yll i mirëfilltë nën sundimin e UFC-së dhe një luftëtar që të gjithë donin ta shihnin të konkurronte.
Kjo përfshin përballjet e tij të profilit të lartë në kafaz me Conor McGregor (një fitore e një humbje) së bashku me sfidën për titullin “BMF” përballë Jorge Masvidal (sfida u ndal nga mjeku dhe e humbi). Edhe pse Diaz nuk u shpall kurrë kampion në UFC, janë të shumtë ata që besojnë se ai ka bërë mjaftueshëm për ta merituar atë.
“Trashëgimia ime në kafaz? Unë nuk mendoj për atë. Mendoj se forca dhe puna ime aty është nënvlerësuar. Gjithashtu, mendoj se jam si “mbret”. Mendoj se kam lënë më shumë ndikim unë aty në kafaz se sa shumë prej këtyre “pordhacëve” që hiqen si mbretër”, u shpreh Nate Diaz në një intervistë.
Diaz ndihet sikur ka qenë një yll unik në krahasim me disa nga emrat e tjerë kryesorë në sportet luftarake. Ai pranon se ka ende disa punë të papërfunduara në kafaz, për të mbyllur me nder trashëgiminë e nënvlerësuar: “Dua të kthehem dhe të marr një duel për titull. Kjo është arsyeja pse unë planifikoj të luftoj përgjithmonë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente