Marquez dikton në MotoGP, arrin një tjetër sukses të dyfishtë edhe në Argjentinë

16 Mars 2025

19:54

Telesport

Pas fitores së dyfishtë dy javë më parë në Tajlandë, piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, përsërit të njëjtin rezultat edhe këtë fundjavë në Argjentinë.
Pas triumfit dje në garën sprint, Marquez fitoi edhe sot në garën e zhvilluar në pistën e Termas de Rio Hondo, duke udhëhequr renditjen e MotoGP me pikë të plota pas dy garave të para.
Një kampion që është rikthyer në kohët e arta falë edhe ndihmës së motorit Ducati. Në vendin e dytë, ashtu sikurse ka ndodhur në dy garat sprint dhe Tajlandë, doli vëllai i tij më i vogël Alex Marquez me Ducati Gresini.
Këtë herë, në podium u ngjit piloti italian i skuadrës VR46, Franco Morbidelli (i treti), duke lënë pas patriotin e tij Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër zyrtar.
Edhe në këtë garë mungoi kampioni i botës në fuqi, Jorge Martin me Aprilia, që ka qenë i dëmtuar pas një rrëzimi dhe aksidenti para fillimit të sezonit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente