Lamine Yamal: “Një lojtar më ka mbrojtur më mirë se të tjerët”
28 Qershor 2024
15:26
Denis Hakanaj
Sulmuesi i Barcelona-s dhe Spanjës, Lamine Yamal e ka cilësuar mbrojtësin e Real Madridit, Ferland Mendy, si kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë.
Yamal konsiderohet si një nga talentet e rinj më të mirë në futbollin botëror.
Ndërsa Yamal bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barçës në 2022-23, ai u bë pjesë integrale e ekipit të parë në sezonin e përfunduar së fundmi.
Yamal e quajti Mendin e Real Madridit, me të cilin është përballur në El Clasico, si kundërshtarin e tij më të fortë, duke thënë për Radioestadio Noche:
Mbrojtësi i krahut që më mbrojti më së miri është Mendy.
Lamine Yamal, 16 vjeç, është bërë vendimtar për Barcelonan dhe Spanjën. Ai shënoi shtatë gola dhe dha 10 asiste në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar për klubin e tij.
Në shumë aspekte, Yamal po rezulton të jetë lojtari që shumë tifozë prisnin të bëhej Ansu Fati.
Burimi