
Flamurtari e Partizani sigurojnë “final four” të Ligës Unike për femra, eliminohet Tirana
Janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në Ligën Unike në basketboll për femra. Janë përcaktuar 4 ekipet që avancojnë më tej në “final four” të play off: Bashkimi, Peja, Flamurtari e Partizani. Eliminohen nga gara Tirana e Junior Moni Bau
Fitorja e Partizanit 69-68 ndaj Tiranës në “Asllan Rusi”, që solli edhe kualifikimin e të “kuqve”, ishte një dramë. Gjithçka u vendos nga një kosh i Palko 4 sekonda nga fundi. Semanjaku me 17 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Bojka për bardheblutë.
Fitore e rëndësishme ajo e Peja 03 ndaj Flamurtarit në Vlorë me shifrat 63-54, pasi skuadra kosovare e mbyll këtë fazë në vendin e dytë. Vlonjatet e kishin të siguruar kualifikimin ndaj nuk djersitën shumë. Rreshpja me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamuirtarin.
Liga Unike-Femra, java e 10-të
Flamurtari – Peja 03, 54-63
Partizani – Tirana,
Bashkimi – Junior Moni Bau, 88-65
Renditja: Bashkimi 19 pikë, Peja 16 pikë, Flamurtari 15 pikë, Partizani 15 pikë, Tirana 14 pikë, Junior Moni Bau 11 pikë.
Burimi